Kur të gjitha moshataret e saj luajnë me kukulla, ajo duhet të shqetësohet për njollat e kuqe të gjakut, për pecetat higjinike e qimet që i rriten vend e pa vend. Kjo është historia e rrallë e një 4 vjeçareje nga Australia, të cilës i kanë ardhur periodat pa mbushur ende 5 vjeç e shumë shpejtë pritet të përjetojë menopauzën. Si rezultat i sëmundjes Addison Emily Doverit po i rriten qimet pubike, gjinjtë dhe po i shfaqen puçrrat.
Vogëlushja peshon 44 kilogramë dhe për këtë ngacmohet nga shokët e shoqet. Ajo nuk ka pasur as shansin të jetë një vajzë e vogël, tha nëna e Doverit Megjithëse ajo ka lindur një fëmijë i shëndetshëm, prindërit kuptuan që diçka nuk shkonte kur ajo filloi të rritej me shpejtësi e në muajin e katërt dukej si një vajzë 2 vjeçare.
Pas shumë vitesh e kontrolleve mjekësore Emily u diagnostikua me sëmundjen Addison në moshën katërvjeçare. Një çrregullim i rrallë i gjëndrave të veshkave, gjendja në të cilën nuk prodhohen dy hormone kryesore: kortizol dhe aldosterone. Megjithëse kjo sëmundje prek kryesisht femrat mbi 30 vjeç, ndodh që të prekë dhe fëmijët ndonëse shumë rrallë. Burimi The Independent