20.5 C
Tirana

Historia e Gersit, kampionit me sindromën down: Ti mundesh…

VENDI

Një histori prekëse u bë pjesë e rubrikës Ti Mundesh në emisionin Thumb ON në RTV Ora. I ftuar ka qenë Gersi Troka djali me sindromën doën që sot është një kampion noti.

19vjeçari ka folur për jetën e tij aktivitetet që merret gjatë ditës dhe i bën thirrje të gjithëve që janë me aftësi të kufizuar të dalin të protestojnë çdo ditë për të drejtat e tyre.

Kur isha i vogël zbulova se babi im ishte me tumor në kokë aty ma shpjegoi mami me shumë delikatesë. Mami më mësoi notin që në moshën 9 vjeç. Kur e pa se isha i aftë ajo më çoi në një institucion sportiv.

Aty u stërvita mirë dhe dola kampion noti. Në disa vende kam dalë i pari. Jam në një shkollë të mesme profesionale merrem me IT dhe pjesën e lirë në shtëpi e shpenzoj me celular Ipad dhe ushtroj basketboolin.

Jam gjithmonë në aktivitete dhe tani mora pjesë në Thumb ON.I bëj thirrje të gjithë prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar ti shoqërojnë në shkollë të mesme apo profesionale edhe në shkollat e larta.

Unë me gjithë kurajon time i them të tjerëve edhe personave me aftësi të kufizuar të vazhdojnë sportin se pa sportin ju nuk jetoni dot. Përveç notit unë kam shumë qejf muzikën aktrimin dhe dua të jem prezantues në një studio unë dua të bëhem i famshëm.

Çdo gjë arrihet me vullnet dhe shpirt. Unë kërkoj nga shteti të ndihmohen personat me aftësi të kufizuar dueht ti paguajnë shkollat ti japin mbështetje fëmijëve që kanë këtë sindromë.

Unë i them të jemi të gjithë bashkë të dalim të protestojmë çdo ditë për të drejtat tona. Të mos diskriminohemi ti themi stop dhunimit të mos na ulin pensionin përfundon Gersi.

- Advertisement -

TE FUNDIT