21.5 C
Tirana

Gruaja me Covid-19 zgjohet nga koma dhe mëson se do të bëhet me dy binjakë

VENDI

Një 32 vjeçare nga Irlanda e quajtur Danielle Martin ishte diagnostikuar me Koronavirus me datë 1 Prill. Së fundmi ajo është zgjuar pas 10 ditësh në koma dhe i gjithë trishtimi i është kthyer në gëzim teksa ka zbuluar nga doktorët se është shëruar dhe se do të bëhet nënë e dy binjakëve.

“Në fillim kisha thjesht dhimbje fyti e cila u pasua nga dhimbje në gjoks. Mendova mos kisha ndonjë infeksion por pas 6 ditësh mezi merrja dhe frymë. Ndihesha sikur po mbytesha prandaj im shoq telefonoi ambulancën, e cila erdhi brenda 5 minutave dhe më mori. Isha shumë e tmerruar. Ata bënë skanime dhe më diagnostikuan me pneumoni të rëndë”, ka treguar Martin.

Gjatë natës gjendja e saj ishte përkeqësuar, niveli i oksigjenit kishte zbritur prandaj mjekët e kishin vendosur në koma të induktuar, duke mos pasur zgjidhje tjetër.

Zonja Martin ishte nëntë javë shtatzënë kur ishte diagnostikuar me Koronavirus, por ajo nuk ishte në dijeni. Fillimisht doktorët nuk e dinin nëse foshnjat do të mbijetonin sepse ishte ende herët, mirëpo tani gjendja e Martin është përmirësuar dhe ata po e heqin nga ventilatori.

32 vjeçarja ka po ashtu dhe tre djem të tjerë, Jaiden (9 vjeç), Parker (3 vjeç) dhe Joshua (2 vjeç).

Burimi: “Daily Mail”

- Advertisement -

TE FUNDIT