19.5 C
Tirana

Mjeku shqiptar paralajmëron: Vala e dytë mund të jetë më…

VENDI

Mjeku shqiptar, Tritan Kalo, në një intervistë për emisionin “Real Story” deklaroi se duhet bërë hapje graduale.

Ai shprehet se infektimet e valës së dytë mund të jenë më të mëdha, ndaj duhet bërë kujdes.

“Ne jemi kërrnacë, por edhe shumë me tefter për të përdorur teste. Duhet bërë hapje graduale, që përplasja me të infektuar të jetë më e vogël, zhvillimi i rasteve të jetë gradual dhe të jetë nën kontroll si numri i të prekurve, si numri i atyre që mund të trajtohen në spital.

Në valën e dytë shpresojmë të mos kapërcehen strukturat e spitalit, por ama në Kinë dhe Kore u mbyllën menjëherë pas hapjes, sepse pati shtim të rasteve. Infektimet e valës së dytë mund të jenë më të mëdha se të valës së parë, por mund të përballohen me strukturat spitalore, nëse kemi hapje graduale”, tha Kalo.

Duke folur për testet serologjike, apo ato të anti-trupave, mjeku Kalo u shpreh se janë ende të pa standardizuara. Sipas tij Kina është i vetmi vend që mund të ketë më shumë njohuri për virusin. “Testet imunologjike nuk janë ende të standardizuara plotësisht.

Anglia porositi mbi 2 milionë teste dhe i hodhi të gjitha në kosh. Ky është problemi dhe ka nisur që dje një studim, nëse duhet të shtrijmë testin në popullatë për të parë ku jemi. Akoma jemi në një dilemë të madhe, sepse edhe vetë sëmundja është ende në “lulëzim” e sipër dhe shumë element të saj nuk janë zbuluar ende plotësisht.

Kina mund të ketë njohuri më shumë se vendet e tjera lidhur me virusin. Është e vetmja pandemi në botë ku nuk kanë vajtur ekspertë të OBSH në vatër për të ndjekur mënyrën si menaxhohet”, deklaroi mjeku infeksionist.

- Advertisement -

TE FUNDIT