15.5 C
Tirana

Gruaja e paralizuar lëngon në barake prej 3 muajsh.

VENDI

Fran Lleshi me gruan e paralizuar jetojnë në një barake në kushte të mjerueshme që prej termetit të 21 shtatorit. Gazetari Juxhin Mustafaraj udhëtoi sot drejt Thumanës për të parë nga afër gjendjen e banorëve që kanë mbetur jashtë në ditët e ftohta të dimrit.

Në familjen e Fran Lleshit në Thumanë mësojmë se burrë e grua kanë mbetur jashtë që prej termetit të parë atij të 21 shtatorit. Prej më shumë se 3 muajsh Fran Lleshi dhe gruaja e tij e paralizuar qendrojnë në barake në kushte mesjetare.

Shtepia u dëmtua në shtator pastaj me këtë termetin e dytë 26 nentor u shemb komplet. Akoma sna kanë thënë asgjë. As bonus qiraje asnjë send në botë.

Ne skemi ku shkojmë vetëm me u mbyt në ujë më keq nuk ka ku shkon. Gruan e kam të paralizuar shprehet i brengosur Fran LLeshi. Ai ka migruar nga zona e thellë e Fanit në Mirditë drejt Thumanës për një jete më të mirë por shtëpia që ndërtoi me mundim u shemb. Ata apelojnë që shteti ti ndihmojë për të rindërtuar banesën ku të fusin kokën.

- Advertisement -

TE FUNDIT