16.5 C
Tirana

Gruaja e kishte mbushur makinën me marokenë, kapet afër Shkodrës

VENDI

Përvec juglindjes së vendit, një operacion për të goditur trafikun e qenieve njerezore është realizuar edhe në Shkodër.

Në pranga kanë rënë dy shtetas, të cilët transportonin 4 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme.

Klandestinet nga vendet e Lindjes së Mesme kishin hyre ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Greqia për në Shqipëri me destinacion vendet e BE-së.

Operacioni koduar “Golemi” bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. N. 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.
V.Y. 53 vjeçe, banuese në Shkodër.

Në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, këta shtetas u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y. 4 shtetas me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së (Italinë)

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.

- Advertisement -

TE FUNDIT