12.5 C
Tirana

Grabitën vilën e Zidanë dhe yjeve të Real e Atleticos, kapet banda e shqiptarëve

VENDI

Bandë grabitësish kryesisht shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle gjatë një operacioni të madh të zhvilluar mes të mërkurës dhe të enjtes.

Katër hajdutë janë vënë në pranga mes të cileve më kryesori është shtetasi shqiptar me iniciale M.Z. 

Shënjestra kryesore e bandës shqiptar në Madrid ishin banesat e lojatëreve dhe yjeve të dy ekipeve te kryeqytetit Real dhe Aletico Madrid.

Policia spanjolle tha se viktime të këtyre sulmeve kanë qënë trajneri I Realit, Zinedine Zidane, futbollistet Isco, Lucas Vasquez, Carlos Casemiro, si dhe Morata kur ishte pjesë e Realit.

Po vjedhjet e fundit kanë shenjestruar edhe lojtarët e Atleticos. Gjatë transfertës ruse në champions së fundmi kundër Lokomotiv Moske, shqiptarët kanë grabitur vilën e Tomas Partey dhe atë të Del Monte, të dy lojtarë të Aleticos. 

Në të gjitha rastet ata kanë marrë vec parave dhe sidomos bizhuterive, edhe sende të vete sportisteve, bluza dhe taka sporti.

- Advertisement -

TE FUNDIT