10.5 C
Tirana

Gramoz Ruçi nuk ia mbyll derën presidentit Metës, ja si i drejtohet.

VENDI

Gramoz Ruçi nuk do tia mbyllë derën e parlamentit presidentit Meta. Kreu i Kuvendit tha se kushtetuta e detyron ta mirëpresë Kreun e Shtetit sa herë ai dëshiron të vizitojë parlamentin. Ruçi garantoi se dekretet e Metës do të shqyrtohen me përgjegjshmëri.

Marrëdhëniet e mia me institucionin e Presidentit nuk ka nevojë të shpik unë rrotën i ka përcaktuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Secili institucion është sovran në vendimet që merr si parlamenti në vendimet që miraton edhe presidenti për dekretet që miraton apo kthen të cilat kuvendi do ti shqyrtojë me shumë përgjegjshmëri.

Dhe shumë mirë që këto procedura përkojnë me ardhjen e përgjigjes nga Komisioni i Venecias u shpreh kreu i Kuvendit. Më detyron Kushtetuta që të mirëpres presidentin sa herë që ai dëshiron të vizitojë parlamentin ose do të mirëprisja çdo mesazh që ai do ti drejtonte me shkrim parlamentit.

Lidhur me situatën politike në vend komentoi edhe kryetari i Parlamentit austriak Wolfgang Sobotka i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ne si politikanë duhet të kemi vetëm një synim të qartë përmirësimi i standardit të jetesës së atyre që na kanë zgjedhur por e gjitha kjo duhet të bazohet në kushtetutë.

Populli është sovran dhe ai zgjedh përfaqësuesit e tij. Kjo gjë duhet pasur gjithmonë parasysh dhe atëherë do të gjendet edhe një zgjidhje u shpreh ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT