18.5 C
Tirana

E mahnitshme, talenti shqiptar shkëlqen në Portugali.

VENDI

Quhet Geri Selita dhe luan tek skuadra e të rinjve të Tondelës. Talenti shqiptar i cili u krijua si futbollist tek Besa e Kavajës është duke bërë mirë më të rinjtë e Tonelsë një skuadër e cila militon në elitën e futbollit portugez.

Drejtuesit e Tondelas fillimisht e kanë aktivizuar te skuadra e 19 vjeçarëve sulmuesin shqiptar i cili ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë dhe 2 asiste. Në një të ardhme të afërt Geri Selita mund të debutojë me skuadrën e parë të Tondelas ndërkohë që Besa nga largimi i tij do të përfitojë vetëm taksën e formimit si futbollist që kap shifrën e 5 mijë eurove.

Skuadra e Besës së Kavajës është konsideruar si fidanishte e futbollit shqiptar duke prodhur shumë lojtarë edhe në nivel kombëtarje. Së fundmi Blerim Krasniqi Tedi Cara Regi Lushkja apo edhe Mario Dajsinani janë lojtar që kanë spikatur me verdhezinjtë të cilët militojnë në Kategorinë e Parë.

- Advertisement -

TE FUNDIT