9.5 C
Tirana

Gjykata vendos zhbllokimin e makinës, policia nuk ia kthen pronarit

VENDI

Më 4 Shkurt 2021 emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e një Taulant Çelës, i cili ka një biznes që jep automjete me qira.

 

Në atë kohë, përpara më shumë se 1 viti, një makinë Mercedes-Benz ML e biznesit të tij u bllokua nga policia në Pogradec pasi personi që e kishte marrë me qira u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Siria. Si pjesë e hetimeve, makina e tij u mbajt e bllokuar.

 

Sot ka kaluar 1 vit dhe ende Taulant Çela nuk ka marrë ende mjetin e tij.

 

Taulant Çela tregon se edhe pse doli vendimi i gjykatës për kthimin e makinës, ai ende nuk e ka marrë atë. Ka shkuar në Policinë e Korçës, e në fillim i kanë thënë se duhen dokumentet zyrtare dhe më pas se i mungojnë dokumentet e makinës.

 

Ai thotë se ka shkuar shumë herë të marrë automjetin dhe askush nuk i justifikon këto shpenzime. Vendimi i gjykatës i datës 12 Dhjetor 2021 thotë se makina duhet t’i kthehet të zotit, por qytetari pretendon, se ka marrë përgjigje të ndryshme.

 

Taulant Çela: Pas shumë përpjekje me avokat, prokurori, gjykatë, vjen vendimi i gjykatës që kjo makinë t’i kthehet të zotit. Dhe nuk po ma kthejnë. Vendimi i gjykatës ka 3 muaj. Paraqitem në Korçë, jo thonë, këto letra duhet të vijnë në mënyrë zyrtare, duhet t’i kthesh në Pogradec. Nga aty në Pogradec, shkojnë letrat. Më njoftojnë që ka ardhur vendimi për të marrë automjetin. Marr karroatrecin se automjeti është jashtë funksionit, ai më kërkoi letrat e automjetit që përfshin figuracionin, kolaudimin dhe leja e qarkullimit të vitit që ka ndodhur ngjarja.

 

Mirëpo në momentin që kanë bllokuar makinën, kanë bllokuar dhe letrat, dhe çelësin dhe gjithçka të makinës. Shkoj në Pogradec, nuk janë këtu thonë. Shkova prapë në Korçë dhe më po thonë pa më sjell këto nuk të jap makinën. Më thanë shko në Durrës merr letrat e m’i sill këtu. Mirëpo letrat pa shkuar makina që të bëhet kontrolli fizik atje s’ka se si t’i marr unë.

 

Gazetarja e emisionit Stop shkoi në Drejtorinë e Policisë së Korçës, ku i thanë se duhen dokumentet e mjetit në mënyrë që t’i kthejnë makinën. Mirëpo që automjetit t’i bëhen dokumentet nga e para duhet bërë kontrolli fizik dhe kolaudimi i makinës. Por këtë automjet policia nuk e zhbllokon pa marrë dokumentet?!

 

Gazetarja: Prokurori, kur kanë mbaruar procedimet penale për drejtuesin e mjetit, ka dërguar urdhrin për kthimin e sendit. Në praktikën tonë të punës, sipas udhëzimeve që ne kemi, aktet nënligjore, që i themi ne, që të kthehet një send së bashku me urdhrin e kthimit të prokurorit, duhet të mbahet edhe nje kopje e dokumentacionit të tij! Në rastin konkret, mjeti nuk ka dokumentacion. Personi pretendon, që dokumentat duhet të kenë qenë në makinë, se ia ka dhënë atij, që është arrestuar, atij shoferit.

 

Gazetarja: Si çdo makinë, që i ka.

 

Drejtori: Dhe i kam thënë, cfarë mundësi ke, cçfarë dokumentesh ke, fotokopje, se ai tha origjinalet ia kam dhënë atij, që ma mori me qira.

 

Gazetarja: Ai ka ardhur vetëm një herë këtu, që është paraqitur?

 

Drejtori: Ai ka ardhur një herë me karrotrec para disa javësh.

 

Gazetarja: Ai ka ardhur disa herë. Përveçse çështja është zvarritur, u prit vendimi i gjykatës, doli. Ai ka ardhur, i ka sjellë… Ai i ka sjellë dokumentet dhe nuk iu pranuan, sepse i është thënë, që duhen dokumentet në mënyrë zyrtare, qoftë me vendimin, qoftë me të gjitha.

 

Drejtori: Të jeni e sigurtë…!

 

Gazetarja: Pastaj nuk mund t’i lehtësohet gjëja, t’i thuhet dërgoji me email edhe hajde, se po e zhbllokojmë! Po duhet të vijë ai disa herë. Përgjatë gjithë këtyre viteve ka patur gjithë ato shpenzime.

 

Drejtori: Më duhet fizikisht dokumentet. Që t’i marr, t’i jap fizikisht edhe proces-verbalin e kthimit të mjetit. se ai do vejë në vendin e bllokimit të mjetit. se është në pikë bllokimi! Atje pa qenë prezent personi edhe pa hedhur firmën, nuk mund ta marrë fizikisht mjetin!

 

Gazetarja: Pyetja që ne kemi është po në proces-verbal a është shënuar për dokumentet e automjetit.

 

Drejtori: Aty nuk dalin, që kanë qenë. Proces-verbali është mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore në Pogradec, për një shkelje, trafiqe, ju besoj jeni në dijeni. Aty thuhet nuk ka patur dokumente mjeti, në momentin, që është kapur mjeti. Personi është arrestuar, besoj juve duhet të jeni në dijeni!

 

Gazetarja: U bë gjithë kjo kohë.

 

Drejtori: U bë gjithë kjo kohë, por jo për faj të policisë.

 

Gazetarja: Ajo duhet gjetur! Po se është zvarritur gjëja. Në fillim nuk iu dha, se do pritet, tani duhen dokumentet! Në qoftë se ai do kishte sjellë dokumentacionin e mjetit, do ta kishte paraqitur…

 

Por pas interesimit të stop, në polici na premtuan se ditën e hënë makina do t’i kthehet pronarit. /tvklan.al

- Advertisement -

TE FUNDIT