31.5 C
Tirana

Fevziu: Berisha nuk duhet të garojë për postin e kryeministrit të ardhshëm, ai mund të…

VENDI

Gazetari Blendi Fevziu ka dhënë mendimin e tij në lidhje me kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

 

Në një intervistë për “Milori Live”, Fevziu ka thënë se sipas tij, ish-kryeministri i vendit “Sali Berisha nuk duhet të garojë për postin e Kryeministrit të ardhshëm, por duhet të mbajë rolin e një kryetari nderi”.

 

Mirela Milori: Berisha nëse do të jetë kryetar i PD-së, benefitet dhe dëmet që i sjell PD-së?

 

Blendi Fevziu: Është shumë e vështirë ta bësh këtë bilanc, unë këtë do të diskutoj sot në mbrëmje. Nuk ta them dot. Duhet të ndajmë disa gjëra: Mënyrën se si do të bëhet opozitë, mënyrën se çfarë do të ndodhë, si do të rreshtohen në zgjedhje dhe mundësinë për të fituar në zgjedhje, janë 3 elementë të ndryshëm.

 

Nëse do mendimin tim është se Berisha nuk duhet të garojë për postin e Kryeministrit të ardhshëm, pra e njeriut që do të drejtojë PD në garat elektorale. Ai mund të mbajë rolin e një patriarku, e një kryetari nderi. Roli i tij është shumë i rëndësishëm për ta mbajtur të unifikuar PD-në. Një largim i mundshëm i Berishës do ta shpërbënte PD në disa pjesë. Kandidimi i tij si kryetar nderi, por jo si një njeri që do të garojë me Edi Ramën për të drejtuar vendin apo zgjedhjet lokale, do t’i jepte një frymëmarrje tjetër partisë.

 

Pse? Sepse do të hapte një garë se kush do të ishte ky person që do të rikandidonte, ama supozohet të jetë një garë e drejtë, jo një garë ku Z. Berisha t’i shkelte syrin njërit prej kandidatëve. Edhe nëse fituesi i kësaj gare nuk do të arrijë të mundë Ramën në zgjedhjet lokale apo ato të përgjithshme, do të rihapet një garë tjetër, por gara do ta ripërtërijë Partinë Demokratike./tvklan.al

- Advertisement -

TE FUNDIT