11.5 C
Tirana

Genta Ismajli nënë e dy binjakëve? Zbulohen detajet nga shtatzënia e këngëtares

VENDI

Prej disa kohësh në media është përfolur mbi një shtatzëni të mundshme të këngëtares Genta Ismajli me partnerin e saj tur.

 

Edhe pse mediat kanë shkruar shumë vetë këngëtarja nuk ka konfirmuar asnjë prej zërave deri më tani.

Lajmet nisën nga një video në TikTok, në të cilën dallohej qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares.

 

Së fundmi, burime për “Prive” kanë zbuluar se këngëtarja është disa muajshe shtatzënë dhe po pret binjakë, gjinia e të cilëve ende nuk dihet.

 

Genta pritet të organizojë një babyshoëer pas disa ditësh, duke thyer heshtjen e pritjes së ëmbël./Opinion.al

 

- Advertisement -

TE FUNDIT