13.5 C
Tirana

“Ofiqet i keni nga partia”,Spaho-Salianjit:Mos shaj në telefon se pas“Babales”…

VENDI

Ervin Salianji dhe Edmond Spaho të dy deputetë të Partisë Demokratike të Qarkut Korçë janë përplasur me njëri-tjetrin në distancë.

Bëhet me dije se kjo përplasje ka ardhur si pasojë e pozicionimit dhe kritikave që ish-kreu i Grupit të PD-së adresoi karshi partisë së drejtuar nga Lulzim Basha si dhe pozicionimin në krahë të nismës “Foltorja” të Sali Berishës.

 

Fillimisht ka qenë Ervin Salianji ai që nëpërmjet në një reagim në rrjetet sociale i ka bërë thirrje Edmond Spahos të mos luaj më emocionet dhe ndjeshmërie e demokratëve, teksa i ka kujtuar Spahos se ofiqet dhe përfitimet i ka marrë nga Partia Demokratike.

Ndërkohë që sipas Salianjit ai po tenton të fusë frymën e përçarjes dhe për t’u rikthyer me turpet e dikurshme.

 

“Dy fjalë për kundërshtarët e 25 prillit që sot i shoh të valëvisin flamurin e PD! Mos luani me emocionet dhe ndjeshmëritë e demokratëve! Ofiqet dhe përfitimet që keni marrë nga kjo parti askush nuk po i kujton, por frymën e përçarjes me pretekstin e rikthimit edhe një herë me të njëjtat turpe që mbani mbi shpinë, nuk kanë për ta lejuar! Askush! Demokratët të parët!”, thekson Salianji.

 

Ndrkohë që nuk ka munguar edhe reagimi i Edmond Spahos, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Spaho teksa e ka quajtur ‘mitralozin e partisë”, Ervin Salianjin është shprehur se ky i fundit sulmon me urdhër.

Edmond Spahi zbulon dhe ofertën që sipas tij i ka bërë Lulzim Basha, teksa thekson se i ofroi dy pozicione në Kuvend dhe në parti, por ai nuk i ka pranuar.

 

“Për dijeni te opinionit dhe kolegëve të mi në Grupin Parlamentar, disa ditë para mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, Z. Basha më ka thirrur në zyrë dhe më ka ofruar dy pozicione në Kuvend dhe Parti. Nëpërmjet tyre do të isha edhe anëtar i Kryesisë së Grupit Parlamentar edhe anëtar i Kryesisë së PDSH”, thekson Spaho në postimin e tij.

 

Gjithashtu në reagimin e tij deputeti Edmond Spaho i është drejtuar Salianjit duke i thënë që të mos e shajë më në telefon, pasi sipas tij pas çështjes “Babalja” telefonatat regjistrohen.

 

“Edhe një këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund ti vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që ju fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti regjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën”, thekson deputeti i Korçës.

Më poshtë keni statuset e plotë të Ervin Salianjit dhe Edmond Spahos:

Ervin Salianji: Dy fjalë për kundërshtarët e 25 prillit që sot i shoh të valëvisin flamurin e PD! Mos luani me emocionet dhe ndjeshmëritë e demokratëve! Ofiqet dhe përfitimet që keni marrë nga kjo parti askush nuk po i kujton, por frymën e përçarjes me pretekstin e rikthimit edhe një herë me të njëjtat turpe që mbani mbi shpinë, nuk kanë për ta lejuar! Askush! Demokratët të parët! ✌🤝🇦🇱

 

Edmond Spaho:

Replikë e detyruar me Mitrolozin e Partisë.

Ne Kohën e monizmit në vitet 60-70, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve ishte një kapterr gjoja shkrimtar, të cilin Partia e ndërsente sa herë deshte ti hante kokën ndonjërit. Kaq e madhe ishte paturpësia, egërsia dhe zelli i tij, sa që edhe Kadarenë mund ta nxirrte mediokër dhe antiparti.

Këtë tipin Lazgush Poradeci e quante Mitrolozi i Partisë. Një mitroloz të tille kemi edhe ne në PD.

Dje publikova një status ku ngre shqetësimin tim për gjëndjen katastrofike në të cilën ndodhet PD. U shpreha që PD është bunkerizuar dhe për këtë pranova edhe përgjegjësitë e mija si një nga drejtuesit e saj këto 8 vite, megjithëse nuk kam pasur hapësirë për të ndryshuar gjë.

 

PD ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht në se dëshiron të fitojë zgjedhjet. Detyrimin për ndryshim dhe fitore e kemi në radhë të parë për njerëzit në baze të cilët janë pa punë dhe bukë.

 

Mendimet e mija nuk ua imponoj askujt, kushdo që i lexon të gjykojë sipas bindjeve të tij. Kjo vlen edhe për kolegët e Grupit Parlamentar. Çdo njëri prej tyre të më kritikojë me argumenta, madje ashpër, por pa fyerje dhe denigrime. Fjalën e lirë dhe norma të tjera demokratike po kërkojmë të vendosim në PD.

Çuditërisht, dje në mbrëmje në një stacion televiziv, Mitrolozi i Partisë filloi te mitralojë duke u përpjekur të më ofendojë dhe ulur në sytë e opinionit publik.

 

“Çfarë do tjetër Mondi, pyeti Mitrolozi i Partisë, në 25 vite ka qene Ministër, Kryetar i FSHF, Nënkryetar i Kuvendit, Kryetar i Grupit Parlamentar?”

Hajde e mos e quaj këtë bunkerizim!!! Sipas Mitrolozit, ne nuk duhet të flasim sepse kemi marrë karrige dhe duhet respektuar kodi i karrikekracisë!!!

 

Mitroloz, për të gjitha arritjet kam investuar energji, profesionalizëm, kohë dhe emocione dhe i kam arritur me konkurrim dhe votë. Ne vitin 1997, pasi lashë ministërllëkun, rifillova në PD si sekretar seksioni në lagjen time. Unë vetëm të ndenjurat kam të mijat, karriget janë të institucioneve.

 

Ty ta kuptoj hallin që ke dhe pse mitralon. Kushedi të ndihmon krahu tjetër dhe të zgjidhet halli.

 

Për dijeni te opinionit dhe kolegëve të mi në Grupin Parlamentar, disa ditë para mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, Z. Basha më ka thirrur në zyrë dhe më ka ofruar dy pozicione në Kuvend dhe Parti. Nëpërmjet tyre do të isha edhe anëtar i Kryesisë së Grupit Parlamentar edhe anëtar i Kryesisë së PDSH.

 

I refuzova të dyja duke i thënë qe do të qëndroj vetëm Deputet. Kërkesës së tij për të konkurruar për anëtar të Kryesisë të PDSH i jam përgjigjur që nuk e kam qëllim në vetvete dhe nuk do konkurroj. Këtë e bëra edhe për të marrë pak përgjegjësi mbi vete për ku kemi mbërritur në PD.

 

Edhe një këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund ti vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që ju fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti regjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën.

Të fala!

- Advertisement -

TE FUNDIT