21.5 C
Tirana

Futbollistët e Vllaznisë vizitë nga një “mysafire” e veçantë në hotelin ku janë të grumbulluar

VENDI

Qe prej pasdites se djeshme ekipi i Vllaznise eshte i grumbulluar ne “Gardenland Resort” ne prag te ndeshjes qe do te luajne me Kukesin.
Por ne mbremje pjestaret e tij kane patur nje mysafire te veçante. Pikerisht kryebashkiaken Voltana Ademi e cila madje ka darkuar me to.
Ja çfare shkruan ajo ne faqen e Bashkise Shkoder ne prag te ndeshjes se sotme:
Në mbështetje të Vllaznisë pak orë para rifillimit të Supërliges dhe ndeshjes me Kukësin në Shkodër
Mbrëmjen e sotme takova stafin drejtues dhe futbollistët e Vllaznisë të grumbulluar në prag të sfidës së parë për Supërligën me Kukësin në Shkodër.
Gjatë takimit bashkëbisedova lidhur me ecurinë e fazës përgatitore dhe rifillimin e kampionatit.
I garantova në emrin e Bashkisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe i urova për një rezultat pozitiv në ndeshjen e të premtes me Kukësin në “Loro Boriçi”.
Përfitoj nga ky rast, t’i bëj thirrje tifozëve të zjarrtë kuqeblu të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të Vllaznisë. Të gjithë bashkë do ia dalim!


- Advertisement -

TE FUNDIT