15.5 C
Tirana

Flet shqiptarja që jeton akoma në Kinë: Ja si është gjendja tani.

VENDI

Brikena Vokopola e cila punon si redaktore dhe kërkuese në një kompani teknologjike në një lidhje të drejtepërdrejtë për emisionin Pasdite me Xhaxhiun foli për gjendje që po kalon Kina pas valës së virusit që kaloi.

Të mos harrojmë se Kina ishte vatra e këtij virusi dhe si rrjedhojë ishte ajo që pati më shumë viktima nga të gjitha vendet e tjera. Shqipatarja Brikena Vokopola që jeton e punon atje tha se gjendja është qetësuar pak.

Dhe jeta në Kinë ka filluar ti kthehet normalitetit por me shumë kujdes nga pasojat që la koronavirusi. Vokopola tha ndër të tjera se kishte besuar tek mjekësia e vendit aziatik dhe për këtë arsye nuk kishte levizur nga aty si shumë qytetarë të tjerë.

Nuk ka të infektuar të rinj dhe vihet re se po hapen bare dhe restorante por gjithmone me orat të kufizuar. Ka rënë ndjeshëm numri i personave që humbin jetën.

- Advertisement -

TE FUNDIT