17.5 C
Tirana

Flet nga Amerika, Shqiptari i prekur me Koronavirus : Ja se cfarë këshillash më kanë dhënë mjekët këtu

VENDI

Një shqiptar i prekur me koronavirus me banim në Nju Jork ka zbuluar se si e përjetoi sëm. undjen dhe cilat ishin këshillat që i dhanë mjekët për të përmirësuar gjendjen shëndetësore.

Agim Loloci rrëfeu se shenjat e para i përjetoi në punë para 10 ditësh, por ende nuk e di si është prekur. Ai kishte ethe, temperaturë, kollë dhe prerje oreksi. Atë ditë u largua nga puna dhe bëri testin pasi telefonoi në numrin e urgj.encës disa herë.

Ditët e para ishin tepër të vështira, si nga ana fizike, ashtu edhe psikologjike. Por mjekët në ShBA i sugjeruan një il. aç për kollën dhe një për uljen e temperaturës pasi ende nuk ka një kurë specifike që largon sëm. undjen Covid-19.

“E vetmja gjë që kam marrë nga spitali ishte një il. aç për kollin dhe një për ulje temperaturë, pasi nuk ka ilaçe që janë për të shëruar këtë koronavirus. Asgjë më tepër. Këshilla e doktorit ishte pirja e çajit me limon e mjaltë, ujë dhe lëngje për ta kaluar.

Por ishte një situatë tejet e vështirë për mua. Lajme e vd. ekje çdo ditë. Nuk është e lehtë të mbartësh një virus vde. kjeprurës. Kam kaluar më shumë se 10 ditë dhe jam drejt fundit, falenderoj Zotin që jam mirë dhe po shikoj veten që po bëhem më mirë dhe them se do ia hedhim”, tha Loloci në emisionin ‘Repolitix’.

Pasi u konfirmua se ishte prekur me Covid-19, u testuan edhe familjarët e tij të cilët dolën negativë.

Duke treguar se kjo është një sëmundje e vështirë, Agim Loloci i dha mesazh shqiptarëve që të mos luajnë me jetë e tyre, por të respektojnë rregullat dhe këshillat e mjekëve

- Advertisement -

TE FUNDIT