17.5 C
Tirana

I lanë 4 ditë pa ngrënë e pa pirë në të ftohtë/ Merr fund tor tura për shqiptarët që u bllokuan në kufi

VENDI

Disa shqiptarë u bllokuan në pikën kufitare të Kapshticës për katër ditë. Ata ishin pa ngrënë, pa pirë dhe qëndronin në të ftohtë.

Por tor tu ra për njëzet e shtatë shqiptarët që nuk lejoheshin të kalonin në territorin shqiptar ka marrë fund.

E ditur bëhet se ata janë strehuar në një hotel karantinë. Është raportuar edhe se pas plotësimit të procedurave dhe kontrollit mjekësor shqiptarët janë vendosur në një nga hotelet e qytetit të Korçës.

Ata do të qëndrojnë në këtë hotel për 14 ditë. Kurse shpenzimet për fjetje e ushqim, do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.

Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama tha se ata që kanë arsye dhe që janë rezidentë në Shqipëri do të kalojnë kufirin. Po Rama theksoi se ka edhe një kusht që ata të kalojnë kufirin.

Kushti është se do të paguajnë vetë për dy javë të gjithë shpenzimet e hotelit ku do të qëndrojnë.

- Advertisement -

TE FUNDIT