17.5 C
Tirana

Fëmijët e viteve 90′; Foto që do ju kthejnë pas në kohë

VENDI

Të gjithë ata të cilët kanë lindur në vitet 90’, kanë diçka të përbashkët. Sa herë që shohin fëmijët e sotëm, ndjejnë keqardhje që fëmijëria të cilët po jetojnë sot, është kaq bosh. Të ishe fëmijë në epokën ku nuk kishte teknologji, as internet, as telefona, është një bekim i cili nuk kthehet më kurrë. Nga ajo fëmijëri e bekuar, kanë mbetur vetëm disa foto të cilat sa herë mund t’i shohim, kanë fuqinë të na kthjenë pas.

Nintendo – Kasetat e verdha ishin dhurata më e çmuar që mund të merrje. Të gjithë e mbajnë mend gëzimin kur sapo kishe marrë në dorë një kasetë të verdhë me Super Marion, apo me Duck-un, dhe vinte ai momenti i bekuar, kur lidhje pajisjen me televizorin.

Sandalet plastike – Nuk ka rëndësi nëse ishe çun apo goc, ti në verë nuk dilje nga shtëpia pa veshur sandalet plastike, të cilat edhe pse gjatë ditës bëheshin super të rënda nga gurët, rehatia e tyre ishte e pashmangshme.

Pezz – Nuk ishte shija e karameleve, aq sa na shijonte mënyra se si i hanim. Ajo lodra e dashur, të cilën e koleksiononim me aq mund, ajo ishte arsyeja pse Pezz ishte krenaria jonë.

Italia Uno” – Eh serialet që na dhanë master në italisht, ishin dashuria më e madhe. “Tartarughe Ninja”, “Oli & Benji”, “Sailor Moon”, “Dragon Ball”, etj nuk vdesin kurrë, madje as sot kur janë me miliona seriale nëpër botë.

Karficat flutura – Të gjitha gocat pa përjashtim, kishin koleksionin e tyre të karficave flutura. Edhe pse rëndonin më shumë se koka dhe të ngecnin nëpër flokë, përsëri kishim fuqinë të mbanin edhe 5 karfica në kokë dhe të tundeshim edhe ne si krahët e fluturave.

Atletet me drita – Të gjithë fëmijët e asaj kohe ndiheshin “bosa” sapo merrnin si dhuratë atletet e famshme me drita. Kërrcitja e vazhdueshme e këmbëve, dhe reputacioni në rritje ishin një nga ndjesitë më të bukura që na kanë dhuruar këto atlete.

Koleksioni i Tazo-ve – Pokemon na ka bërë të gjithëve për vete. Tazo-t e famshme ishin aq të dashura për ne, sa kur një nga prindërit thoshte frazën “ti hodha në plehra” ishte e frikshme. Sa presione kemi mbajtur vetëm për të ruajtur të shëndetshëm këtë koleksion. Sa orë kemi kaluar duke bëra gishtat copa për t’i fituar shokëve Tazo.

- Advertisement -

TE FUNDIT