18.5 C
Tirana

“Fati nuk e deshi që Elona të jetonte, por…”

VENDI

Ka ditë në jetë të cilat na bëjnë që të mendojme se gjërat nuk mund të shkojmë më keq se aq. Por edhe në ditë të tilla, ka njerëz të cilët e vendosin në një anë zemërimin dhe frustrimin dhe i rikthejnë vetes humorin e mirë. Kjo mund të ndodhë vetëm me diçka të thjeshtë, duke arritur të jemi mirënjohës. Mirënjohja mund të përmirësojë mënyrën e të jetuarit dhe vendin e punës në mënyrë të pabesueshme.

E ftuar në programin “Rudina” ishte Saranda Hoda, gazetare në Kosovë. Para shumë kohësh, ajo ka luftuar me një sëmundje, por sot gëzon shëndet të plotë dhe për këtë gjë i është mirënjohëse Zotit.

Unë jam mirënjohëse ndaj Zotit, sepse kuptohet pas gjithë asaj vështirësie që kam kaluar edhe jam falenderuese normal, edhe ndaj gjithë atyre që i kam përreth. Kur u sëmura isha duke menduar ndaj kujt duhet të isha mirënjohëse, gjithçka kam thënë edhe kur kam qenë herë të tjera në emision, kam thënë që të jam shumë mirënjohëse ty Rudina, sepse prej teje ka filluar gjithçka atëherë dhe falë teje gjithë populli më ka ndihmuar.

Sasa i ka qëndruar pranë 15-vjeçares nga Fushë Kruja, Elona Kuburja, e cila fatkeqësisht e humbi betejën me sëmundjen e rëndë të Hemangioma. Ajo i qëndroi pranë dhe ishte edhe në Turqi, aty ku pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës së specializuar, ajo ndërroi jetë.

Fati nuk e deshi që Elona të jetonte, por ne jemi munduar deri në fund, që të bënim gjithçka që ishte e mundur për të. Të bën të ndihesh mirë të paktën kur mendon që e ke bërë dikë të lumtur në ditët e fundit të saj. Për këtë arsye, unë gjithmonë them që njerëzit nuk duhet t’i duash kur janë duke vdekur, kur janë sëmurë në shtrat, apo pasi kanë vdekur. Njerëzve duhet t’ju dhurosh dashuri sa janë gjallë, duhet t’ju tregosh sa kanë vlerë për ty sa janë gjallë, se kur të vdesin është e kotë, mund t’i duash sa të duash”./tvklan.al

- Advertisement -

TE FUNDIT