17.5 C
Tirana

Ekipi i shkencëtarëve bëjnë zbulimin e frikshëm: Identifikohen 500 lloje të reja koronavirusi

VENDI

Një ekip shkencëtarësh kanë filluar të studiojnë nëpër shpella lakuriqët e natës, nga të cilët besohet se u shkaktuar Covid-19.

Ata i kryejnë ekspeditat e tyre, të pajisur totalisht me veshje mbrojtëse, për të shmangur rrezikun e ndonjë infektimi të mundshëm. Kontakti me lëngjet trupore të lakuriqëve të natës, mund t’i ekspozojë shkencëtarët ndaj viruseve ende të panjohura në botë. Ata vendosin rrjeta jashtë shpellave, të cilat arrijnë të kapin lakuriqët teksa fluturojnë në kërkim të ushqimit pas perëndimit të diellit.

Ekipi është i specializuar në zbulimin e viruseve të reja dhe parandalimin e pandemisë.Një prej pjestarëve të ekipit, Peter Daszak ka vizituar mbi 20 vende gjatë 10 viteve të fundit, për të zbuluar viruset e reja. Ai në fakt e konsideron punën e tij të rëndësishme për parandalimin e pandemisë së radhës, pasi zbulon patogjenët e rinj. Daszak studion se cilat viruse kanë më shumë gjasa të përhapen tek njerëzit, me qëllimin e përgatitjes së botës për të përballuar një pandemi të re të mundshme.

Ai ka thënë:

DERI TANI KEMI MBLEDHUR MË SHUMË SE 15.000 MOSTRA, NË TË CILAT KEMI IDENTIFIKUAR 500 KORONAVIRUS TË RINJ. KY PROCES SHËRBEN PËR TË PARASHIKUAR SE KUR MUND TË DALË EPIDEMIA E RADHËS, ME SHPRESËN PËR TA PARANDALUAR. EKIPI YNË PËRDOR MOSTRAT E MBLEDHURA NË TERREN, PËR TË PËRCAKTUAR SE CILAT VIRUSE KANË MË TEPËR GJASA TË PËRHAPEN TEK NJERËZIT. KEMI IDENTIFIKUAR GJITHASHTU MBI 50 PATOGJENË TË RINJ. TË DHËNAT TONA, MUND TË PËRDOREN PËR TË ZHVILLUAR NJË VAKSINË OSE TRAJTIM MJEKËSOR KUNDËR KËTYRE PATOGJENËVE.

- Advertisement -

TE FUNDIT