16.5 C
Tirana

Humbi betejën me koronavirusin, kush është arkitekti i njohur që u nda nga jeta (Emri+Foto)

VENDI

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se sot ka humbur jetën në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ose siç njihet ndryshe Sanatoriumi, një 73-vjeçar nga Durrësi.

I ndjeri që ka humbur betejën me covid-19 është arkitekti i njohur durrsak, Hajdar Kovaçi. Ai ndodhej prej 24 ditësh i intubuar në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Mësohet se Hajdar Kovaçi ka rikonstruktuar shtëpinë e Dritëro Agollit, ndërkohë që xhaxhai i tij ka qenë mik i afërt me shkrimtarin e madh. Kovaçi njohet edhe për qendrimet e tij kundër ndërtimit të HEC-eve në Kanionet e Holtës.

Ai gjithashtu është edhe projektues i shumë ndërtimeve moderne në qytetin e Durrësit.

- Advertisement -

TE FUNDIT