14.5 C
Tirana

“Eci me kilometra të tërë sa nuk i ndjej këmbët, kam vizituar më shumë se 100 shtete” Sokol Balla rrëfen çmenduritë gjatë udhëtimeve të tij

VENDI

Këteë të shtunë i ftuari ynë në “My Living”, emisioni që transmetohet në Living HD e Vizion Plus, ishte gazetari Sokol Balla. Në një rrefim ekskluziv ai ka folur për marredhenien me koleget, tatuazhet e shumta që jane pasioni i tij, për femijet dhe udhetimet.

 

Bruna: Është bukur të dëgjojmë prej teje të flasësh për pasionet dhe kënaqësitë e tua, është e zakonshme për ty të bësh shëtitje të kodrat e liqenit ?

 

Balla: Jo nuk është. Ndërsa shëtitje te kodrat e Liqenit, është e zakonshme sa herë që kam kohë ose mundësi, për fat jetoj më afër seç jetoja dikur dhe sigurisht që e frekuentoj pasi është bërë një mushkëri e rilindur e rigjetur e qytetit.

Bruna: Del shpesh për ecje, për vrap ?

 

Balla: Vrap ? Mua më pëlqen më shumë të eci, ecje e shpejtë, 24 km ka qënë ecja ime më e gjatë, në Myanmar, kur kam mbërritur natën në ora tetë në hotel, nuk i ndjeja këmbët. Por e para ishte shumë bukur, e dyta unë udhëtoj dhe vetëm, vetëm me çantën në krah. Kur je vetëm nuk ke asnjë impenjim, të presësh dikë tjetër që lodhet. Në atë kohë udhëtoja shumë vetëm, dhe ti ndjek vetëm veten tënde dhe kishte shumë për të parë dhe nuk kisha më shumë së dy ditë kohë.

 

Bruna: Kështu që doje të merrje maksimumin e atij vendi dhe nuk u ndale

 

Balla: Maksimumin e atij vendi dhe të fuqive të mia. Bateritë shkuan në të kuqe.

Bruna: Mendoj se në pasionet e tua nuk janë vetëm ecjet jashtë por dhe miljet në fluturim që ti ke bërë, sa janë deri tani, a ka një shifër ?

Balla: Nuk besoj që ka një shifër por me km

 

Bruna: konkuron me pilotë ?

Balla: Po duhet të jenë pilotë shumë të vjetër që të më konkurojnë. Udhëtimet e mia ja nisën në vitin 1993 dhe prej asaj kohë nuk jam ndalur më. Udhëtimi i parë ka qënë në Pragë, në fakt ka qënë një specializim, atëherë punoja në TV shqiptar dhe ka qënë një specializim i sponsorizuar nga NBC, kanal amerikan, dhe ishin disa prej gazetarëve të rinj premtues prej Ballkanit, që u mblodhëm në Pragë për një kurs që zgjati tre javë.

Bruna: Ishte Praga udhëtimi i parë ?

 

Balla: Praga, pastaj Budapesti, pastaj Anglia, pastaj Bullgaria, pastaj Amerika, ku jetova tre muaj.

 

Bruna: E gjithë kjo në një hark kohor prej tre mujsh. Sepse dhe intensiteti është i rëndësishëm.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT