11.5 C
Tirana

E tmerrshme/ Merr flakë një banesë, familja mbetet pa strehë mbi kokë

VENDI

Ka marrë flakë një banesë në Mbrostar-Ferko në Fier.

 

Në godinën thuajse të shkatërrruar jetonte Astrit Metua me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike.

 

Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore në momentin kur ka rënë zjarri, ndërsa Metua ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij, njofton policia.

 

I ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur Astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët qajnë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë.

 

Familja jetonte duke mbledhur bidona.

- Advertisement -

TE FUNDIT