20.5 C
Tirana

Dyfishohen gjobat për punëmarrësit që fshehin pagat, qeveria bën gati ndryshimet

VENDI

Qeveria parashikon ndërhyrje në ligj dhe përshkallëzim të penaliteteve për mos deklarimin e pagave, që shkon deri në dyfish të gjobës.

 

E deklaroi ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj sot, (16 maj 2022) dhe u mbështet nga kryeministri Edi Rama I cili paralajmëroi dhe konsultim me komunitetin e biznesit.

 

Çfarë parashikohet?

 

– Nëse më parë kishte një gjobë që përbën 100 % të totalit të rivlerësimit, tashmë do të shkojmë në 200%.

 

– Do të dyfishohet mos deklarimi i punonjësve dhe fshehja e pagës për të gjithë bizneset e mëdha

 

– Do të dyfishojmë masën për mosdeklarimin e pagës së saktë nga punonjësi

 

-Sa i takon inspektimit në punë. Nuk do të ketë më dhënie të rekomandimit për biznesin por direkt në penalitete.

“Askush nuk ka të drejtë të hyjë në hak njerëzve që punojnë për ta, për më tepër në kushtet e sotme që janë kushte jo të lehta për të gjithë botën, europën dhe jo më për ne. Barra duhet ndahet në mënyrë të arsyeshme. Kush ka shpatulla më të forta duhet të mbajë më shumë nga kjo barrë. Aq më shumë në një vend si I yni që kemi taksat më të ulëta” u tha Kryeministri Edi Rama të pranishmëve në takimin ku u prezantua ecuria e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet.

- Advertisement -

TE FUNDIT