18.5 C
Tirana

Autobusi humb kontrollin, përplaset me koshin e mbeturinave

VENDI

Një tjetër urban i linjave të kryeqytetit është përfshirë në aksident ditën e sotme.

 

Policia e kryeqytetit njoftoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën e kombinatit ku autobusi i linjës së kësaj zone me Kinostudion ka humbur kontrollin.

 

Në komunikatën e policisë, thuhet se në zonën e Misto Mames, shtetasi me iniciale S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombinatit, ka humbur kontrollin dhe urbani është përplasur me një kosh mbeturinash.

 

Si pasojë e ngjarjes, policia bën të ditur se ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur provat për për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Nga pamjet, duket se dera e urbanit në pjesën e hyrjes së pasagjerëve, është shkatërruar plotësisht.

 

Përfshira e autobusëve të linjave të Tiranës në aksidente duket një ngjarje e përsëritur pas precedentëve të ndodhur me urbanët e linjës së Unazës dhe ata të Qytetit Studenti që janë përfshirë në incidente javët e fundit.

- Advertisement -

TE FUNDIT