14.5 C
Tirana

E reja shqiptare tenton të hidhet nga ballkoni pasi mëson situatën e të afërmve pas tërmetit.

VENDI

Një e re shqiptare ka tentuar që të vrasë veten pasi mori vesh se të afërmit e saj ishin plagosur nga tërmeti i tre ditëve më parë që shënoi 7 ballë, e shkaktoi 50 viktima. 25 vjeçarja nga Ankona mësoi se disa nga të afërmit e saj ishin plagosur rëndë dhe tentoi që të hidhej nga ballkoni i shtëpisë rreth 10 metra i lartë.

Për fatin e saj të mirë ishin oficerët e skuadrës Flying ata që ndërhynë me urgjencë dhe i shpëtuan jetën të resë. Sipas mediave italiane, në momentin kur ishte shpëtuar, 25 vjeçarja kishte vënë dy këmbët në pravazin e ballkonit dhe i kërkoi efektivëve që ta linin aty.

Më lini të qëndroj, unë do hidhem, dua të vdes, u thoshte efektivëve e reja. Për fat të mirë oficerët arritën ta shpëtojnë atë duke e mbërthyer prej beli dhe më pas e dërguar për të marrë trajtimin e duhur shëndetësor në spital.

- Advertisement -

TE FUNDIT