20.5 C
Tirana

E para femër në këtë post/ Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

VENDI

Posti i kryeparlamentares iu besua nënkryetares së LDK, Vjosa Osmanit. Ajo u zgjodh këtë të hënë si kryetare e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Osmani u propozua në këtë post nga Vetëvendosje vendim që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK. Kjo është hera e parë që në krye të Kuvendit të Kosovës qëndron një grua.

Kujtojmë që të dielën Vjosa Osmani e refuzoi këtë detyrë, por sot zëvendësoi Glauk Konjufcën. Ky i fundit ishte zgjedhur kryeparlamentar, por u largua nga ky post pas marrëveshjes dhe mori drejtimin e Ministrisë së Jashtme.

- Advertisement -

TE FUNDIT