17.5 C
Tirana

E mbajnë me pelena, kjo 15-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të jetojë

VENDI

Një apel për ndihmë ka mbërritur gjatë mbrëmjes së sotme në redaksinë e JOQ Albania. Një vajzë 15-vjeçare nga Korça ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve që të jetojë.

Motra e saj tregon se 15- vjeçarja, Kristjana Kokonozi është dëmtuar në tru që e vogël dhe kjo ka bërë që ajo mos të flasë dhe para disa vitesh i është shfaqur edhe sëm undja e epilepsisë.

Motra e saj ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe u lutet të gjithëve për ndihmë. Shtylla kurrizore e adoleshentes është deformuar dhe ajo as nuk mundet të shkojë në tualet e mbajnë me pelena si tregon motra e saj.

Ajo tregon më tej se Kristjana duhet të kryejë një operacion në Athinë, pasi sëm undja e saj po përparon shumë shpejt dhe nga deformimi i rrezikohen organet. Shuma që duhet që kjo e re të jetojë është 25 mijë euro.

Mesazhi:

Qe e vogel eshte demtuar ne tru dhe kjo ka bere qe motra ime mos flas ,pas disa vitesh ju shfaq se mundja e epilepsise. te cilen vazhdon ta kete dhe e kurojme me dy ilace epix dhe tegretol dhe skolioza(deformimi i shylles kurrizore) ku duhet te bej nje operacion ne Athine ne spitalin Metropolis , nje operacion shum te veshtire por edhe urgjent sepse sem undja po i ecen me shpejtesi dhe mund te demtoje dhe organet qe do i kushtonte jeten. Eshte me pelena.
E motra e vajzës së re ka nisur edhe llogarinë bankare ku mund të dhuroni sa të mundesi, për t’i ardhur në ndihmë.

- Advertisement -

TE FUNDIT