20.5 C
Tirana

E linin shtatzënë dhe e braktisnin, Klodiana tregon dramën e jetës.

VENDI

Historia ime ka sjellë ditën e sotme historinë e dhimbshme të një gruaje, e cila u martua në moshën 33 vjeçare me një person që e njohu përmes vajzës së xhaxhait.

Kushtet e vështira ekonomike nuk e lejuan të bënte dasmë por përveç kësaj bashkëshorti nuk bëri as celebrim me të. Rastësisht Klodiana Balliu mëson se ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

E mbetur pa asnjë zgjidhje dhe shtatzënë ajo vendos të qëndrojë me të por krejt papritur ai e braktis dhe largohet drejt Greqisë. Mendoi të abortonte fëmijën por prindërit e saj nuk e lejuan.

Ata i ofruan mbështetje dhe përkrahje në periudhën e vështirë që ishte duke kaluar. Klodiana vendosi të rifillojë jetën. Merr djalin dhe me ndihmën e një shoqeje vendos të vijë në Tiranë gjen një punë dhe njihet me një tjetër person.

Pas një viti lidhje e prezanton me familjen por zbulon se ai kishte probleme me zemrën dhe kishte kryer një operacion. Një natë ai dehet dhe fillon të ushtrojë dhu në ndaj saj gjë që e detyroi Klodianën të shkonte në polici dhe të merrte urdhër mbrojtjeje.

Pas këtij veprimi ai largohet por pa e ditur që do të bëhej baba. Një shoqja e saj i tregon që Klodiana lindi vajzë, ai i shkruan një mesazh dhe i thotë amanet vajzën. Që nga ajo ditë Klodiana nuk di më asgjë për të.

Sot është e vetme me dy fëmijët e saj, djalin 6 vjeç dhe vajzën vetëm 6 muajshe. Jeton sëbashku me prindërit në kushte tejet të vështira ekonomike.

- Advertisement -

TE FUNDIT