19.5 C
Tirana

‘E ‘gjuajti’ live në emision. Paske ballkon të rrezikshëm’, Gjuzi bën nënpresidente të partisë ish-miss Shqipërinë

VENDI

Palët politike u ulën sot në tryezën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore. Të pranishëm ishin edhe aktorë të tjerë jopolitik dhe mes tyre ishte edhe ish-miss Shqipëria, Silvana Bushati.

 

Lajmin e bëri të ditur deputeti i opozitës së re dhe njëherësh kryetari i Partisë Konservatorë Albania, Kujtim Gjuzi. Në facebook ai shkruan se Silvana Bushati është nënpresidente e Akademisë Kombëtarë Konservatore Albania.

 

“Nënpresidente e Akademisë Kombëtare Konservatore Albania Dr.Silvana Bushati në tryezën organizuar nga Zyra e OSBE”, shkruan Gjuzi.

 

Ndërkohë, Gjuzi, në emisionin “Procesi Sportiv”, ku ishte i pranishëm së bashku me ish-missin, e ngacmoi këtë të fundit për gjoksin, ndërsa i tha: “Je veshur shumë bukur, si ti si mbesa ime që kam këtu në krahë ashtu edhe vajza përballë (referuar Silvana Bushatit) që s’ka nevojë për koment, pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket. Ballkonet janë të rrezikshme tek femrat”.

- Advertisement -

TE FUNDIT