20.5 C
Tirana

“Duhet të konkurrojë për në Eurovision nga Kosova”, Alban Ramosaj s’i del inati dhe tallet keq me Agim Doçin

VENDI

Alban Ramosaj është tallur me Agim Doçin përmes disa postimeve në rrjete sociale. Këngëtari, i cili reagoi ashpër pak ditë më parë, ka publikuar momentin ku Doçi thotë se ai duhet të konkurrojë për Kosovën në Eurovision, të cilin e ka shoqëruar me një filtër që është bërë viral së fundmi.

 

Bëhet fjalë për një filtër që e bën personin sikur është duke qarë. Kujtojmë që pasi Doçi tha se duhej të konkurronte për Kosovën, Albani reagoi ashpër ku mes të tjerash thoshte “uroj që të jesh gjallë vitin që vjen dhe të shohësh se si do të na përfaqësojë një shqiptar nga Kosova.”

 

Reagimi i Albanit për deklaratën e Doçit:

I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrava me “Theje”) Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste. Europa nuk tallet me Kosovan apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite.

 

(Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere) E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend. Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu?

 

Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone. Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju.

 

Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo! Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter. Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje “Shqiptar nga Kosova” !

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT