15.5 C
Tirana

Drama e familjes me 9 anëtarë, por frigoriferin bosh

VENDI

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se kryeministri Edi Rama u ka hequr ndihmën ekonomike mbi 20 mijë familjeve.
Basha thekson se në këtë orë të vonë të natës, shumica e tyre po mbyllin edhe këtë ditë me barkun bosh dhe pa energji elektrike.
Përmes një shënimi në Facebook, kreu demokrat, tregon historinë Marijes me tre fëmijë jetimë që e gjeti me vetëm gjysmë thesi miell të mykur.
Ndërkaq, rrefen ai, ky është fati i Shpresës me frigoriferin bosh dhe nëntë gojë për të ushqyer.
Basha tregon edhe historinë e Donikës dhe nënës së saj të sëmurë që po i zë brenda tavani i kalbur prej kompensate.
Sipas tij, Edi Rama që iu ka hequr bukën e gojës; shpenzon miliona për luks e qejfe, ndërsa gjen kohë edhe në këtë orë të tallet e të mashtrojë, por pa iu rikthyer urgjentisht ndihmën ekonomike këtyre mijërave familjeve.
Kryedemokrati thekson se buka e gojës nuk është luks dhe, asnjë qytetar i vendit nuk duhet të flejë me barkun bosh.

- Advertisement -

TE FUNDIT