12.5 C
Tirana

Dogana jep lajmin e mirë për mjetet që sjellin ndihma.

VENDI

Solidariteti me të prekurit nga tërmeti dhe ndihmat për ta kanë sjellë reagim të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga qytetarët e bizneset në vend, por edhe në vende të ndryshme, të cilat kanë nisur të dërgojnë ndihma në vendin tonë.

Për ta bërë edhe më të lehtë këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.

DPD në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania, ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që sjellin ndihma humanitare për një afat 30 ditor. Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga tërmeti, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

TE FUNDIT