22.5 C
Tirana

Instruktorja e qenve tregon kërkimet nën rrënoja.

VENDI

Qentë që në raste fatkeqësish kërkojnë të gjallët mes rrënojave; Janë ata që kthejnë te familjarët edhe trupat e pajetë. Janë ata që për më shumë se 12 orë kërkimesh në gërmadha, ditën e 26 nëntorit, trupave shqiptare u mungonin. Është dashur të kalohen kufijtë, që kërkimi nën rrënoja të marrë një dimension tjetër.

Këta janë qentë që orët e fundit të kërkimeve gjetën dy trupa në atë që ka mbetur nga Mira Mare në Durrës. Ne po përpiqemi shumë që të jemi të sigurt në mënyrë që poshtë rrënojave të mos mbetet asnjë, pasi familjarët kanë të drejtë të kenë çdo familjar të gjetur. Aktualisht, jemi duke hequr disa nga rrënojat, sepse jemi në fazën që nuk po zbulojmë asgjë.

Është proces intensive, pasi tani nuk kemi asnjë nuhatje, nga kamerat nuk identifikohen trupa, por pasi të kemi hequr një pjesë të gërmadhave do të vijojmë operacionin me qentë, tregon instruktorja e qenve. Detyra jonë të vijojmë procesin derisa ky aksion të jetë i përmbushur dhe ne të themi me saktësi se nën rrënoja nuk ka asnjë trup, vijon instruktorja.

Është mirë të themi se më në fund përfunduam, por duhet të sigurohemi që asnjë trup nuk mbetet aty. Pas një stërvitje të gjatë, qentë do ti rikthehen sërish misionit të tyre, me shpresën e të gjithëve që poshtë rrënojave të mos gjenden më viktima.

- Advertisement -

TE FUNDIT