19.5 C
Tirana

Djaloshi 9 vjeçar, shembull për të rinjët sot. !

VENDI

Vasili, është vetëm 9 vjeç dhe çdo ditë pasi mbaron mësimin, msy malin e mbush dy kova me drethëza. Ndërsa në ditët e pushimit thotë Agostini nga “Agro Prendi Fruit”, Vasili i vogël, mbush kovën 10 kg me fruta pylli, drethëza, mjedrra, mandatherra e qershia te egra, siç ju thonë ata boronicave.
Vasili i vogël nga Oroshi i Kryeziut, me ngjalli kujtimet e fëmijërisë kur zbrisnim me karrocat me kuzhineta nga Gropat e Epra e deri te Ura e Drinit.

Por dhe policin e qarkullimit me motorr që na i merrte, i bënte copash, e i hidhte shpatit poshtë rrugës. Karroca me kuzhineta për ne asokohe, ishte lodra më e çmuar, ndërsa Bari Kalaci “armiku” më i madh të cilin e shikonim edhe në ëndrra.
Sot, kur e shikoj në prizmin e sigurisë rrugore dhe e krahasoj me këta policët gjobvënës të demokracisë, atij i duhet ngritur një lapidarë.
U bafsh HISEMADH Vasel.
Nga Ndoc Mulaj (udhërrëfyes)

- Advertisement -

TE FUNDIT