10.5 C
Tirana

Ditmir Bushati: Duhet të tregojmë kujdes maksimal ndaj…

VENDI

Shqipëria do të kryesojë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE në vitin 2020. Për shkak të rëndësisë së saj, duket se këtë detyrë të rëndësishme, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka vendosur që ta kryejë personalisht dhe jo tia lejojë zëvendësministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Në Komisionin për Politikën e Jashtme ku u diskutua buxheti i vitit 2020 për Ministrinë e Jashtme, ish kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati theksoi se kryesimi nga vetë Edi Rama i kësaj organizte është një garanci për efektivitet më të madh për ti përfshirë të gjithë institucionet në këtë proces.

Është mjaft inkurajues fakti që sic ka deklaruar publikisht Kryeministri, ai do të jetë dhe kryetari i radhës i OSBE sepse është një garanci për efektivitet më të madh për ti përfshirë të gjithë institucionet në këtë process.

Kujtoj që Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, SHISH, Parlamenti nuk diskutohet, por dhe sektori civil duhet ta ndjejnë veten pjesë të këtij procesi dhe shpresoj shumë që duke filluar nga viti tjetër klima politike në Shqipëri të jetë më e paqtë dhe më bashkëpunuese për ta konceptuar këtë proces si një koncept mbarëkombëtar, tha Bushati.

Ai i bëri apel Ministrisë së Jashtme që të tregohet më e kujdesshme me burimet e saj njerëzore qoftë në vendin tonë, ashtu edhe në shërbimin diplomatik. Në rast se ka një gjë që ne duhet të tregojmë kujdesin maksimal dhe kujdesin që duhet të kemi ndaj luleve, ti ujisim dhe ti ushqejmë me përbërësit e domosdosëm për ti rritur dhe më pas të korrim frytet, ka të bëjë me kapacitetet administrative.

Mendoj që qoftë shërbimi, por edhe kryeqytetet specifike kanë nevojë për tu fuqizuar, nuk do ti marrim dot frytet menjëherë sepse ky është një proces që kërkon kohën e nevojshme. Siç e kam diskutuar dhe në mbledhje të tjera, mendoj që pjesa e burimeve njerëzore është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë.

Ky komision mund të bjerë ose jo dakord për politika të caktuarqa që mund të ndjekë qeveria por nuk ka tagër për tu marrë me çështjet e buriemve njerëzore dhe ne mund të diskutojmë në princip për këtë gjë, deklaroi Bushati.

- Advertisement -

TE FUNDIT