18.5 C
Tirana

Disa mënyra si të eliminojmë erën e duhanit nga veshjet.

VENDI

Ne të gjithë e njohim atë arome që na ndjek nga pas në përfundim të një mbrëmjeje jashtë, darkë rreth zjarrit ose një mbrëmje vere në koncert. Kjo aromë aspak e këndshme ju ndjek në shtëpi dhe duket sikur mbështjell çdo gjë. Më poshtë gjeni disa udhëzime. Ajrosja. Gjëja e parë për të cilën ka nevojë një veshje e tymosur nga duhani është ajri i freskët. Vareni veshjen në një zonë të ajrosur mirë, ideale do të ishte ta nxirrni në mjedise të jashtme. Është e habitshme se çfarë mund të bëjë dielli dhe ajri i freskët.

Sode buke. Vendosni rrobat në një qese me mbyllje të veçantë ku ka hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur brenda. Nëse nuk keni një qese të tillë në përmasë të mjaftueshëm, mund të përdorni edhe një qese plastike pazari ose qese mbeturinash. Shtojini gjysëm filxhan sode buke, mbylleni ose lidhni qesen në mënyrë të sigurt, jepni një lëvizje të shpejtë dhe lëreni të qendrojë ashtu gjatë natës. Kjo do ti japë kohë sodës së bukës për të thithur erën. Pasi ta keni lënë për një kohë të caktuar, nxirreni qesen jashtë, hapeni dhe shkundni veshjen për ta pastruar nga soda.

Në makinë larëse. Përdorni uthullën para larjes. Para se ti lani, lërini rrobat tuaja për pak kohë të zhytyra që të eliminoni erën. Shtoni 1 gotë uthull në lavaman ose legen, pastaj mbusheni me ujë të ngrohtë. Shtoni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial për një aromë të freskët. Lëreni veshjen për 30 deri ne 60 minuta, pastaj lajeni sipas udhëzimeve. Lëng limoni. Lëngu limonit të freskët mund të bëjë mrekulli për të gjitha llojet e qëllimeve të pastrimit, sidomos në lavanderi.

Zbardh veshjet e bardha dhe gjithashtu heq të gjitha llojet e aromave, si edhe tymin e duhanit, vetëm duke shtuar gjysem filxhan lëng limoni në larje. Vodka. Alkooli është një pastrues i fuqishëm i aromave dhe i sigurt edhe për veshjet delikate. Hidhi gjysem filxhan vodka në larje për të eliminuar edhe aromat më të vështira. Këshilla të tjera. Shmangni sa të mundni mjediset me tym duhani. Tymi i duhanit jo vetëm është i dëmshëm për shëndetin tuaj, por ka dhe aromë të pakëndshme që mund të hiqet vetëm në lavatriçe.

- Advertisement -

TE FUNDIT