14.5 C
Tirana

Detaji në fotot brenda laboratorit të Wuhan-it shtoi dyshimet se koronavirusi ka shpërthyer nga aty

VENDI

Foto tashmë të fshira, të shkrepura brenda laboratorit të Wuhan-it, ku shkëncëtarët kanë studiuar koronavirusin para se të shpërthente, tregojnë një dëmtim të frigoriferit ku mbaheshin provëzat e patogjenëve vdekjeprurës.

Aty mbaheshin rreth 1500 lloje virusesh, përfshirë edhe koronavirusin e lakuriqëve që kaloi te njerëzit duke shkaktuar një pandemi globale. Në foto duket qartë një gominë e shkëputur nga dera e frigoriferit.

Fotoja është publikuar fillimisht nga gazeta China Daily, në vitin 2018 dhe para se të fshihej, u shpërnda sërish muajin e kaluar, duke “i hedhur benzinë zjarrit” për ata që mendojnë se pandemia e ka origjinën nga ai laborator. Tani më shumë se kurrë, këta njerëz janë të bindur se virusi ka dalë nga frigoriferët e dëmtuar.

Këto foto filluan të qarkullojnë sërish online dhe komentet në rrjetet sociale janë nga më të ndryshmet.

“Edhe frigoriferi i kuzhinës sime është më i sigurt,” –thuhet në një koment.

Sekretari i shtetit të SHBA-ave Mike Pompeo i ka bërë thirrje Kinës të vërtetojë nëse virusi ka dalë aksidentalisht nga laboratori. Shtetet e Bashkuara, që i jepnin 3.7 milionë dollar çdo vit laboratorit të Wuhan-it për kërkime, tashmë i kanë ndërprerë këto fonde, si pasojë e pandemisë.

Burimi: Daily Mail dhe Metro

- Advertisement -

TE FUNDIT