22.5 C
Tirana

2 mrekulli në 1: Gruaja shtatzënë lind fëmijën në gjendje kome dhe mund Covid-19

VENDI

Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë njerëz të humbin një të dashur ndërsa të tjerët shqetësohen për mbrojtjen e vetvetes dhe familjeve të tyre.

Sidoqoftë, ndërsa ka pasur humbje të pamohueshme, kanë dalë edhe histori të jashtëzakonshme mbijetese apo mirësie, siç ishte rasti i gruas 103-vjeçare në Wuhan, e cila u shërua plotësisht nga virusi.

Një histori tjetër e habitshme është ajo e Angela Primachenko, një 27-vjeçareje që kontraktoi virusin ndërsa ishte në javën e 33-të të shtatzanisë.

Ajo duhej të futej në gjendje kome nga mjekët

Angela Primachenko tha për emisionin “Today” se në javën e 33-të të shtatzanisë pati shumë ethe dhe pas testimit, doli pozitive ndaj Covid-19.

Brenda disa ditësh, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua aq keq, sa mjekët u detyruan ta fusnin në një gjendje kome për ta mbajtur në jetë me anë të një ventilatori. Mjekët në Qendrën Mjekësore ‘Legacy Salmon Creek’, në Vancouver, Washington, vendosën ta bënin këtë për të mbrojtur fëmijën.

“Natyrisht askush nuk e priste që unë do të sëmuresha, kështu që absolutisht nuk prisja ta lindja fëmijën tim,”- pranoi Angela.

Pasi doli nga koma më 6 prill, Angela u trondit kur pa që kishte lindur tashmë. Në fund të fundit, ajo nuk ishte e vetëdijshme për disa javë.

“Pas gjithë ilaçeve që kisha marrë, u zgjova dhe papritur nuk e kisha më barkun tim! Ishte jashtëzakonisht befasuese!

Angela nuk do ta harrojë kurrë qëndrimin e saj në spital, pasi stafi që punoi atje u sigurua që ajo të linte një shënim pozitiv. Kur Angela u soll tek njësia e kujdesit intensiv, stafi filloi ta duartrokiste dhe të brohoriste për të.

2 mrekulli në 1

Angela u kthye në shtëpi të shtunën, por nuk do të jetë në gjendje ta mbajë fëmijën për 2 javë pas lindjes, për shkak të frikës së infeksionit. E porsalindura, Ava, do të qëndrojë në njësinë e kujdesit intensiv deri sa të jetë i sigurt dhe mjaft i qëndrueshëm për t’u bashkuar me prindërit e saj.

Bashkëshorti i Angela-s, David dhe vajza tjetër 11 muajshe, Emily, kanë testuar të dy negativë për Covid-19. Ai ishte në gjendje ta mbante në krahë vajzën e tij në jetën reale. Ndërkohë, Angela është duke u lidhur me vajzën e saj të vogël në FaceTime dhe përmes fotografive.

Ajo do të testohet dy herë dhe nëse të dy rezultatet janë negativë, asaj do t’i lejohet ta shohë vajzën në njësinë e kujdesit intensiv. Ndërkohë, ajo ndihet si “një mrekulli që ecën” dhe dëshiron që të gjithë të besojnë në shpresë.

“Edhe në ditët më të vështira dhe pa shpresë, mund të mbështeteni te Zoti, njerëzit dhe komuniteti. Sasia e komunitetit dhe e njerëzve që luteshin për mua është thjesht e pabesueshme. Unë u jam shumë mirënjohëse të gjithëve.”- tha ajo.

Sa i përket emrit të vajzës së saj, Angela zgjodhi emrin Ava për vajzën, sepse kjo do të thotë “frymë jete”. Emri është sigurisht i përshtatshëm, pasi ajo është “fryma e re e vogël e jetës”.

- Advertisement -

TE FUNDIT