18.5 C
Tirana

Çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por në mediat tona çudia fillon pas 3 ditësh

VENDI

Nga Ergys Mertiri
Çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por në mediat tona është ndryshe, çudia fillon pas 3 ditësh. Ka disa ditë që zona të tëra në Shkodër janë përmbytur, por vetëm dje disa televizione u kujtuan të bëjnë ndonjë kronikë.
E njëjta gjë ka ndodhur në vijimsi, me protestën e armëve Kimike, me protestën e banorve të Xarës që marshuan në këmbë drejt Tiranës,
me skandalin e CEZ-it, e shumë raste të tjera.
Duhen tre ditë derisa qelbi të plasë sa të bëhet i pambulueshëm që mediat tona, në kërkim të lajmit, ta zbulojnë! Imagjino sikur të mos kishte rrjete sociale! I kujt është ky kazan?

- Advertisement -

TE FUNDIT