14.5 C
Tirana

COVID-19/ Blendi Klosi: Ja sa do të jetë distanca në restorante dhe plazhe

VENDI

Përveç numrit të madh të viktimave dhe dëmeve në ekonomi, koronavirusi po ndryshon dhe sjelljen e shoqërisë në të gjithë botën.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka folur në lidhje me situatën e turizmit teksa vendi ynë është goditur nga pandemia COVID-19.

Gjatë një interviste televizive, Klosi është shprehur se pritet që këtë vit të hanë plazhet në Shqipëri, por ka një rregullore të re.

“Ka disa masa që po merren. Do ketë një rregullore të re. Do ketë disa kushte në mënyrë që ato që shkojnë për pushime të mos kthehen në vatra infektimi.

Kushtet e reja:

1- Higjiena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona. Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të kenë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti.

2- Trajnimi i stafit. Tani duhet që stafi i punës në plazhe dhe të jenë të trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë” – tha Klosi

- Advertisement -

TE FUNDIT