25.5 C
Tirana

Basha: Rama si klloun cirku, nuk publikon kontratat sekrete

VENDI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka mbajtur sekret disa tendera.

Basha e ka cilësuar Ramën si një kloun që mashtron qytetarët dhe nuk i ndihmon financiarisht për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Zoti Basha në të vetën zoti Rama ka qenë konkret në sulmet që ju ka bërë ju, 7 herë 7 nuk bëjnë 42 thotë, por gjithsesi ka pasur reagime të çuditshme, por këto janë të njohura për karakterin e zotit Rama. A keni një koment mbi përgënjeshtrimet që ju ka bërë zoti Rama për denoncimet dhe akuzat konkrete tuaja?

Kjo s’është çështje karakteri, kjo është çështje mashtrimi dhe vjedhje. 7 x 7 = 42 është një lapsus, po kur është bërë ky lapsus? Kur po flisnim për inceneratorët, kur po flisnim për milionat që ka vjedhur qeveria e tij, ministri i tij hajdut, që në kohë paqeje u promovua prapë dhe u bë ministër prapë në kohë lufte. Hajduti më i madh që kishte në qeveri në kohë paqeje e bëri tani ministër për fatkeqësinë. Kjo është e vërteta, prandaj shoqëria, njerëzit, e kanë në dorë – do të qëndrojnë në nivelin sipërfaqësor në nivelin ku kërkon t’i mbajë Edi Rama duke bërë spote të tilla. Ka harxhuar por për të bërë spote. Do të mjaftonin dy minuta të publikonte kontratat sekrete. I ka publikuar zoti Peka? Po apo jo se ti je gazetar dhe duhet ta dish? I ka publikuar apo jo kontratat sekrete? Shumë gabim, duhet të ishe informuar për këtë. Nuk i ka publikuar, ta thotë opozita. Dy minuta. Dy minuta do të urdhëronte publikimin e kontratave sekrete. Edhe letrën e banjos e ka blerë me tendera sekretë. Pajisjet e testimit i ka blerë me katërfishin e çmimit të tregut. Pse lodhet dhe bën spot dhe del aty si kloun?! Qytetarët nuk kanë nevojë për klloun. E gjithë ajo është bërë për ti hedhur hi syve shqiptarëve, sepse sa bën spot dhe del e bën aktorin aty. E pe çfarë bën? Bën humoristin, por ai nuk është për humorist. Ai nuk është punonjës i estradës. Ai është kryeministri. Ai për dy minuta urdhëron këtë.

- Advertisement -

TE FUNDIT