14.5 C
Tirana

“Skenari i Italisë s’do të ndodhë”/ Mjeku Tritan Kalo flet për situatën në Shqipëri: Duhet kujdes pasi…

VENDI

Mbrëmjen e sotme, në ekranin e Top Channel, në emisionin “Open” ishte i ftuar Dr. Tritan Kalo, për të folur rreth situatës të krijuar në vend si pasojë e virusit të ri Covid-19.

Por sa e rrezikshme është hapja e dytë që po bëhet? Mjeku i njohur Tritan Kalo i cili tha se hapja është e nevojshme, por sërish duhet pasur kujdes.

Ka disa faktorë që ndikojnë në mos pasjen e një numri të lartë rastesh të reja dhe vdekjash, shprehet doktori.

“Ndikojnë faktorët klimatikë dhe mbi të gjitha ato imunitar”.

“Skenarin italian e kemi kaluar dhe nuk mund të shkojmë në ato parametra”, shton ai më tej.

“Hapja ishte e nevojshme për t’i dhënë frymë ekonomisë dhe qytetarët të lirohen nga stresi që mund të kenë fituar në izolim. Por duhet pasur kujdes. Kjo pasi akoma nuk njihet mirë virusi. Në shtator pritet një valë e dytë infektimi. Duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, në mënyrë që vala e dytë mos të sjellë dëme’- tha Kalo.

- Advertisement -

TE FUNDIT