19.5 C
Tirana

Bora Zemani emocionon, një tatuazh për…

VENDI

Bora Zemani ka menduar që gjithë mirënjohjen e krenarinë që ndjen për të atin, ta shkruajë përjetësisht në trup, nëpërmjet një tatuazhi. Në fakt nuk është një shprehje, datë lindje, apo iniciale siç shpesh kemi parë në tattoo që njerëzit preferojnë të bëjnë kushtuar të dashurve të tyre, por Bora ka gjetur një mënyrë tejet origjinale.

Vajza e njohur e ekranit ka gdhendur në trup gradën e fundit të të atit si Oficer i Forcave të Armatosura, tatuazh të cilin i ati duket në fillim e ka trembur pak teksa ka parë të bijën plagën në sup. Surpriza ime për babin! Grada e Kolonelit.rada e fundit që ai mbajti, në gati 30 vite punë si oficer aktiv i Forcave të Armatosura Shqiptare. Tani do të jetë në supin tim përjetë. Një tatuazh i vogël, me kuptim të madh për mua. Të dua ba. Jam me fat që të kam e ndihem krenare që jam bija jote. Shpirt i bukur.

Ps, surprizën nuk e priti dhe aq mirë. Në fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura që i kisha bërë vetes e që kushedi kur shërohej ajo plagë e madhe gjithë gjak. Pastaj kuptoi që ishte tatto me ngjyrë të kuqe dhe më në fund, shijoi surprizën”; ka shkruar Bora përbri fotove që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

- Advertisement -

TE FUNDIT