15.5 C
Tirana

Bombë në makinën e gjyqtarit, telefonata nga burgu

VENDI

Një alarm për bombë në makinën e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo vuri në lëvizje policinë e Korçës këtë të martë.

Ka qenë një telefonatë në numrin e telefonit të gjyqtarit Kuqo, që sinjalizonte për vendosjen e nje bombe në mjetin e tij.

Në momentin e telefonatës mjeti i gjyqtarit ndodhej i parkuar para gjykatës.

Telefonata kercenuese dyshohet se mund te jete berë nga burgu i Drenoves. Nisur nga kjo deshohet se kercenimi ndaj gjyqtarit të njohur të ketë ardhur nga ceshtje të nxehta të gjykuar kohët e fundit prej tij.

Deri tani uniformat blu nuk kanë konstatuar lëndë plasëse në mjetin e Kuqos.

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 15.10.2019, nga një telefonatë, jemi njoftuar se në lagjen nr.3, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të gjyqtarit M.K, i cili ndodhej i parkuar në garazhin e Gjykatës, ishte vendosur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Menjëherë në vendngjarje, shkuan shërbimet policore të cilat bënë rrethimin dhe sigurimin e zonës. Pas verifikimit dhe veprimeve të kryera nga Njësia Antieksploziv, në mjet nuk u konstatua sasi plasëse.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka kryer njoftim të rremë në organet e rendit.

- Advertisement -

TE FUNDIT