8.5 C
Tirana

Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave

VENDI

Holanda nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj sa i takon procesit te hapjes se negociatave për anetaresimin e Shqiperise ne BE.

Ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok ka theksuar se Tirana zyrtare nuk është gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

STEF BLOK

MINISTRI I JASHTËM I HOLANDËS

Qëndrimi i Holandës është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave. Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje. Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave. Nuk ka ndryshim të kritereve. Sinjali është që negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë kur vendet të përmbushin kushtet. S’ka asgjë të re, është e ndershme dhe e drejtë.

Ndërkaq Gjermania, promotorja e hapjes së negociatave ka përsëritur mbështetjen e saj për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e konsideruar takimin e sotëm ne Luksemburg të vështirë.

MICHAEL ROTH

MINISTER GJERMAN PËR EUROPËN

Të dyja vendet, qytetarët e Shqipërisë dhe maqedonisë së Veriut kanë bërë shumë përparim, kanë plotësuar prej shumë kohësh kushtet e Komisionit europian dhe tashmë duhet të japim një sinjal të qartë dhe të prekshëm. Nëse prezenca jonë nuk do të jetë e sukseshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse nuk japim një sinjal pozitiv, atëherë ky vakum politik i krijuar do të mbushet nga forca të tjera të cilat janë më pak demokratike. Qëndrimi gjerman është shumë i qartë.

Ne mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në bazë të votimit të Bundestagut. Bashkimi Europian ka një përgjegjësi për paqen, prosperitetin dhe pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëdnimor dhe kjo do të thotë që ne duhet t’i përmbahemi premtimeve tona.

Megjithatë qëndrimet e sotme të kryediplomatëve të unionit nuk janë vendimtare.

Të mërkurën kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet në Tuluz të Francës sërish me presidentin Emmanuel Macron ku pritet një unifikim I qëndrimit për negociatat.

Por data e nisjes së bisedimeve vuloset të tremten në samitin e Këshillit Europian ku do të jenë të pranishëm krerët e qeverive të vendeve anëtare.

- Advertisement -

TE FUNDIT