9.5 C
Tirana

Bluzat e bardha në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur në moshën 63 vjeçare (EMRI)

VENDI

Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak, mjeku i njohur Bedri Bimbashi.

Ai ishte njëkohësisht dhe shef i Repartit të Fiziatrisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Ngushëllime për familjen Bimbashi, miqtë dhe kolegët e të ndjerit, kanë ardhur dhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Doktor Bedri Bimbashi e nisi shërbimin në mjekësi në Skënderaj në vitin 1985 deri në shtator 1999, në QKMF Skënderaj në departamentin e emergjencës.

Ai ka shërbyer dhe gjatë luftës në QKMF dhe ambulanca në fshatra të ndryshme në Skenderaj, për t’iu ofruar ndihmë qytetarëve të kësaj ane.

Pas vitit 1999, Bimbashi, profesionin e zhvillon në Mitrovicë, në Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në pozitën e mjekut fiziatër. Më pas zgjidhet edhe shef i repartit të Fiziatrisë, ku ka qenë i angazhuar deri tani.

Ndryshe, studimet për mjekësi e përgjithshme dhe specializimin për fiziatri i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Në vitet 1982-1985 ligjëroi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë, lëndët Anatomi dhe Farmakologji.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Llaushë të Skenderajt në orën 15:00.

- Advertisement -

TE FUNDIT