20.5 C
Tirana

Birëson vajzën me sindromën Down që u refuzua nga 20 familje.

VENDI

Ndonjëherë fati jonë është i shkruar. Kështu është dhe historia dhe fati i një vajze. Ajo u refuzua së pari nga nëna e saj dhe më pas nga 20 familje potenciale për birësim. Historia e Luka Trapanezes mori në vëmendje të veçantë kur ai botoi një libër të jetës me Albën, që sipas tij rrëzon të gjitha stereotipat për baballarët, fenë dhe familjen.

Ligjet e birësimit janë shumë të rrepta në Itali, dhe shumë rrallë u jepen fëmijë prindërve beqarë, sidomos kur ai është homoseksual. Sidoqoftë, ata bënë një përjashtim në rastin e Lucës. Gjatë një interviste në radio, Trapanese shpjegoi se çështja e tij është e veçantë, sepse shkatërron stereotipet për atësinë, fenë dhe familjen.

Luca e adoptoi Albën kur ajo ishte vetëm 13 ditë dhe tashmë ishte kaluar nga 20 familje për shkak të gjendjes së saj. Vetë Luca kishte punuar në një mori qendrash të kujdesit për njerëzit me nevoja të veçanta, dhe gjithmonë dëshironte të bëhej baba. Kjo ishte arsyeja pse, pavarësisht se nuk kishte partner, ai vendosi të vazhdojë përpara me adoptimin e Albës, e cila tani gëzon një strehë ku i jepet më shumë dashuri.

- Advertisement -

TE FUNDIT