18.5 C
Tirana

“Batuta” e Sukajt: Puna është të luash me peshë, pa peshë luan Ronaldo

VENDI

Çështja e “kilogramëve të tepërta” në trupin e sulmuesit të Vllaznisë Xhevahir Sukaj ka qenë e shumëdiskutuar kohët e fundit.
Ndonëse 30 vjeçari ka shënuar edhe dy golat e parë për kuqeblutë, pikërisht në Lushnjë duke i dhënë fitoren atyre, sërish tifozë e gazetarë presin më shumë prej tij.
Në një dalje të sotme para gazetareve, Sukajt është pyetur sërish për këtë gjë por përgjigja e tij në formë e një batute ka qenë shumë domethënëse:
“Për peshën po flisni? është shumë e rëndësishme të luash me peshë. Pa peshë luan Ronaldo”.
Natyrisht që sulmuesi duket shumë i përkushtuar për të dhënë më të mirën e tij dhe kjo duket qartë edhe në mënyrën si stërvitet.
Trajneri Gjoka jo më kot beson në aftësitë e këtij lojtari sepse me lojën dhe golat e tij, do ta ndihmojë Vllazninë të arrijë objektivin që ka.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT