13.5 C
Tirana

Tmerri, grabitësit dhunojnë pronarin e shtëpisë në sy të fëmijëve

VENDI

Detaje të tjera zbulohen nga ngjarja e rëndë sot në Lezhë, ku një banesë u tentua të grabitej nga tre persona të maskuar dhe me armë zjarri.
“BalkanWeb” mëson se grabitësit kanë hyrë në banesën e shtetasit Arben Isaku dhe e kanë dhunuar në sy të fëmijëve.
Pronari ka përfunduar në spitalin e Lezhës ku po merr mjekim.
Sipas dëshmive të para autorët ishin të maskuar dhe me armë zjarri, por ndërhyrja e banorëve të tjerë ka bërë që ata të largohen nga banesa.
Policia është vënë në ndjekje të tyre, duke përdorur edhe një qen gjurmues./BW/

- Advertisement -

TE FUNDIT